Një turiste nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit. Sipas burimeve të policisë pasditen e së martës rreth orës 18: 30, në spitalin Rajonal Lezhë, është dërguar 69 – vjeçarja me inicialet  R.K.

69- vjeçarja kishte qenë në plazhin e  Shëngjinit në Lezhë dhe jetonte në Kosovë.

Në trupin e viktimës nuk janë  konstatuar  shenja dhune. Nga hetimet paraprake si dhe ekspertiza mjeko – ligjore  dyshohet se mund të jetë mbytur në det.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al