Një sherr i nisur pas një konflikti të çastit për motive pronësie për shezllone në plazh, në zonën e Kune Vain, ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta, dhe dëmtimin e të paktën një personi.

Policia bën me dije se i riu Armando Marku është dëmtuar dhe është në dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia ka bërë shoqërimin e tyre në komisariat dhe po heton mbi shkaqet e këtij konflikti.

Njoftimi i Policisë:

Në Kune, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi P.D. ka goditur fizikisht dhe me sende të forta shtetasin A.M. i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vazhdon shoqërimin e personave të përfshirë në koflikt, marrjen e deklarimeve, administrimin e cdo prove si dhe cdo veprim tjetër hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Në vijim, do të jepet informaciom përfundimtar./tvklan.al