Angelina Jolie u prit si të ishte një perëndi në Festivalin e Venecias, ku u shfaq për herë të parë filmi “Maria” kushtuar sopranos me famë botërore greko-amerikane Maria Callas, ku 49-vjeçarja ka rolin e protagonistes.

Ylli hollivudain u duartrokit për 8 minuta më këmbë nga të pranishmit në sallë, siç shkruajnë mediat, pasi shkëlqeu në rolin e saj, për të cilin i është dashur mund i jashtëzakonshëm, të mësojë një profesion krejtësisht pa lidhje me aktrimin… operan që t’i përngjajë një dive si Maria Callas. Për këtë iu desh 7 muaj trajnim intensiv.

“Ishte si në një planet tjetër sepse ishte krejt ndryshe nga ajo që jam mësuar të bëj. M’u desh shumë kohë të mësoja të këndoja, pasi në opera nuk shtiresh dot sikur këndon”, tha ajo.

Jolie tha megjithatë se në rolin e Callas, ajo ishte në jetën e saj reale.

Ajo tha se ndante me Callas-in të njëjtën lëndueshmëri. Këtë mediat e kanë lidhur me gjendjen e saj emocionale pas ndarjes me Bred Pitin në 2019-ën që e ka vuajtur gjatë.

Maria është një nga 21 filmat që garojnë për Luanin e Artë që do të jepet ditën e fundit të festivalit, më 7 Shtator.

Tv Klan