Të ftuar:

Bona Mikley– psikologe

Ruben Hoxha– nxënës/tenist

Renato Kurti– trajner boksi

Gazetare- Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga znj. Vjollca

Kërnacka në furrë, me patate

Përbërësit

1,2 kg patate

2 pako kërnacka fix

1 lgj mustar

Kripë dhe piper i zi

Rozmarinë

Përgatitja

Patatet e qëruara i presim në feta e më pas vendosim një tenxhere në zjarr për të valuar. Shtojmë kripë e më pas patatet të cilat i lëmë në zjarr për të kaluar 5-7 minuta. Më pas i kullojmë, i vendosim patatet në një tas. Shtojmë mustardën, vajin, kripë dhe piper të zi dhe i përziejmë mirë. Më pas shtrojmë një letër pjekje në tepsi dhe vendosim patatet. Në hapësirat boshe të tavës vendosim kërnacka. Vendoseni përsëri tepsinë në furrë edhe për 30-35 minuta.

Një pjatë e shijshme me kërpudha

Përbërësit

400 gramë kërpudha

1 qepë e vogël

2 speca të vegjël mix

Kripë dhe piper i zi

100 gr pure domate

100 ml krem pana

Majdanoz

Përgatitja

Në një tigan kaurdisim qepën të grirë imët. Shtojmë dy speca të vegjël me ngjyrë dhe vazhdojmë përzierjen deri sa në tigan të mos ketë më lagështirë. Shtojmë kërpudhat dhe i kaurdisim mirë ato së bashku me qepën dhe specat deri sa edhe kërpudhat të ulin volumin e të skuqen pak. Shtojmë 100 ml pure domate, piper të zi. Shtojmë pak ujë dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Shtojmë 100 ml pana. Ulim temperaturën dhe pas 5 minutash më pas e shërbejmë. Do të shkonte shumë mbi një bazë me makarona.

Kampionët e së ardhmes… Fëmijët mbushin studion e “Shije Shtëpie”

“Prindërit kërkojnë t’i bëjnë fëmijët boksierë”, profesori Renato Kurti shpjegon arsyet

Studioja e emisionit “Shije Shtëpie” në Tv Klan “u pushtua” këtë të premte nga sportistët e vegjël të cilët merren me boks. Së bashku me ta ishte edhe profesori i tyre i boksit, i cili ka rrëfyer se kohët e fundit prindërit nuk e shikojnë më boksin si sport për të mbajtur fëmijët të zënë, por si një profesion për të ardhmen.

Agida Koçi: Është një sport për të angazhuar fëmijën e tyre, për të hequr pak më ashumë nga rrjetet sociale, për t’u marrë me diçka, apo e shikojnësi profesion të fëmijës?

Renato Kurti: Më përpara i sillnin fëmijët e thoshin “aman ma mbaj të angazhuar” kurse tani pas pandemisë, pas asaj mbyllje që patën që ndejtën nëpër shtëpi shumë, kërkojnë t’i bëjnë boksierë.

Katerina Trungu: Pse domosdoshmërisht boksierë?

Renato Kurti: Rrit aftësitë reaguese, unë kam 10 vite që punoj me moshat nën 18, kam pasur masivizim shumë të madh në palestër, kam marrë 3 kampionate me të rinj. Unë e quaj veten të sukseshëm. Jam munduar të zhvilloj nfëmijët dhe kam marrëdhënie të mira me komunitetin, me prindërit, me fëmijët me të gjithë. Pasiviteti është problem i madh te fëmijët.

Njihuni me Lunën e Rubenin, fëmijët e trofeve të shumta

Luna Djarmati është 11 vjeçe e deri më tani ka fituar në çdo garë noti ku ka marrë pjesë. Në një intervistë për emisionin “Shije shtëpie”, në Tv Klan, ajo ka treguar se si ka nisur ky pasion i saj për notin.

Agida Koçi: Kur nise të merreshe me sportin e notit, si kanë qenë fillimet e tua?

Luna Djarmati: Unë e kam filluar notin kur isha 7-vjeçe. Në fillim u futa në not për ta mësuar se nuk dija fare, dija vetëm not zhytur dhe profesori pa që unë dija të notoja shumë mirë dhe tha që isha e talentuar, kështu e mësova notin. Pasi profesori më mësoi të gjitha stilet kalova me grupin e profesorit Eduart Canit.

Kështu u shpreh Luna Djarmat, e pas fjalëve të mira të profesorëve të saj të cilët e kanë vlerësuar për talentin dhe vendosmërinë që ajo ka, Luna ka folur edhe për pritshëmritë e saj në të ardhmen. Gjithashtu ajo ka folur edhe për mbështetjen e madhe që nëna e saj  moderatorja e njohur Gerta Heta i ka dhënë gjatë gjithë kohës.

Edhe pse është vetëm 11 vjeçe ambiciet e saj janë për të thyer rekordinkombëtar të notit, prej të cilit e ndajnë 3 sekonda. Ndërkohë ajo ka një mesazh edhe për të gjithë moshatarët e saj të cilët kanë një ëndërr të madhe që mendojnë se nuk e bëjnë dot…  

Agida Koçi: Ku e shikon veten pas 5 vitesh?

Luna Djarmati: Qëllimi im është të thyej një rekord. 

Agida Koçi: Cili është ky rekord? Sa është tani dhe sa do e çosh ti?

Luna Djarmati: Unë jam 3 sekonda larg rekordit kombëtar dhe besoj se do e thyej këtë vit.

Agida Koçi: Këtë vit! Unë ta uroj me gjithë shpirt. Tani le të bëjmë pak thashetheme, mami jot, moderatorja e njohur Gerta Heta si të ka mbështetur në këtë pasion tëndin?

Luna Djarmati: Mami im edhe sikur të humbasë një garë ajo gjithmonë më inkurajon, nuk ka problem, herën tjetër do e fitosh ose nëse nuk bëj një kohë të mirë, s’ka gjë nuk ka problem, herën tjetë, më sjell çdo ditë në not nuk heziton.

Agida Koçi: A ke ti Luna një mesazh për fëmijët e tjerë për shembull që janë duke na ndjekur, të cilët akoma nuk e kanë vendosur se me çfarë të merren në kohën e tyre të lirë, a do ti bësh një ftesë për në sportin e motit?

Luna Djarmati: Nëse ke diçka që të pëlqen shumë, ndiqe mos hezito! Nëse të pëlqen vërtet shumë por nuk mund ta bësh, nuk ka problem, vazhdo, jepi forcë. Mua më ka thënë mami se 20% është talent dhe 80% është punë.

Boks në studio… Katerina vesh dorezat, surprizon me aftësitë

/tvklan.al