#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Një tavë e shijshme me kunguj, speca dhe vezë nga Znj.Vjollca

600 gr kunguj të njomë

3 lgj vaj ulliri

1 qepë

1 karrotë

2 speca mesatarë të kuq

Kripë dhe piper i zi

4 vezë

3 lgj miell

2 gota qumësht

200 gr djathë që shkrin

Ngrohim vajin në tigan dhe kaurdisim qepën të prerë në kubikë deri sa të ulë volumin. Shtojmë karrotat në gjysmë rrathë dhe i përziejmë së bashku me qepën. Ndërkohë presim specat në kubikë me brinjë një cm dhe i shtojmë në tigan duke i përzier me qepën dhe karrotën për 3-4 minuta. Presim kungujt në gjysmë rrathë dhe i shtojmë në tigan duke rregulluar shijen me kripë e piper të zi. I lëmë të gatuhen për 6-8 minuta.

Ndërkohë në një tas vendosim vezët e plota, kripë dhe piper të zi, miell. Shtojmë qumështin dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Transferojmë në një tavë perimet gjysmë të gatuara. I mbulojmë me djathin e grirë në rende të trashë. I përziejmë duke i mbuluar në fund me vezët dhe qumështin e përzier. I vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë për 30-35 minuta.

Role me sfoliatë proshutë dhe djathë, me shije pice nga Znj.Vjollca

1 petë sfoliatë

2 lgj salcë domate

1 lk rigon

100 gr djathë chedar ose guda

Proshutë për pica

Proshutë e tymosur

Proshutë pikante nëse dëshironi

Për lyerjen e rolesë

1 e verdhë veze

1 lgj susam

Përziejmë purenë e domates me pak rigon. Mbi një letër pjekje vendosim petën sfoliatë dhe lyejmë komplet sipërfaqen e saj me pure domate, duke lënë një cm pjesët anësore pa i lyer. Mbi salcë shpërndajmë djathin guda të grirë në rende të trashë. Mbulojmë komplet sipërfaqen me proshutë të tymosur dhe çfarë preferoni ju. Mbledhim petën në role. Fiksojini mirë anët që të mos hapen. Lyejmë sipërfaqen me të verdhë veze dhe susam dhe e vendosim në furrë në temperaturë 190 gradë për 30 minuta.

Si është jeta në një koshere blete, gjallesat e vogla që bëjnë punë gjigande

Keni guximin t’i prisni flokët vetë? Ja një mënyrë e thjeshtë për t’u bërë parukier i vetvetes

Anemia, sëmundja e lidhur ngushtë me ushqimin… Si ta dallojmë dhe çfarë të bëjmë?