Të ftuar:

Besarta Taçi- psikoseksologe

Skerdi Faria

Antoneta Koçi

Agida Koçi- gazetare

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Biskota çaji

Çorbë me spinaq

“Detyra shtëpie” për të rregulluar marrëdhënien seksuale… Çfarë bën një psikoseksolog

47 vjeç, 1 vit pa marrëdhënie seksuale… Si ta ndezim raportin në çift?

E rrallë, pa kryer kurrë marrëdhënie seksuale… Njihuni me çiftet e bardha

Skerdi Faria: Nuk jam kirurg plastik, të marr në qafë po të futa në dorë

Në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan është trajtuar tema: “Pse duhet të konsultohemi me një psikosociolog?”

Një ndër të ftuarit ka qenë edhe Skerdi Faria i cili ka zbuluar se ai  nuk është një kirurg plastik pavarësisht faktit se ai është drejtori i një klinike që merret me kirurgji plastike. Ai ka specializime në Higjienë dhe Mjekësi preventive dhe në Anestezi Reaminacion.

Katerina Trungu: Doktor, mos ndoshta ndihma e një psikoseksologu lind atëherë kur ti ke një marrëdhënie të mirë, të gjatë që do ta ruash? Në këtë moment vlen të shkohet?

Skerdi Faria: Në qoftë se janë mirë pse duhet të shkojnë tek psikoseksologu ose për çfarë arsye duhet të shkojnë tek një specialist, tjetër nëse dikush është mirë?  Përsa i përket shëndetësisë njeriu është mirë që të bëjë disa kontrolle standarde rutinë, për të parë shëndetin e vetë.  Unë për vete time e bëj zakonisht një herë në vit, bëj kontrolle, analiza, ekzaminime e kështu me radhë për të parë shëndetin tim sesi jam. Në qoftë se nuk e ndjej nevojën për të bërë një diçka, nuk shkoj që ta bëj.

Agida Koçi: Ke menduar që ndoshta doni të bëni të kundërtën, të bëheni ju psikoseksolog ndonjë herë?

Skerdi Faria: Unë nuk psikologjikis veten time, jo më… Kam zgjedhur fusha të tjera specializimi. Kam dy specializime dhe një doktoratë, por jo në këtë fushë.

Agida Koçi: Atë e njohim, në kirurgjinë plastike.

Skerdi Faria: Jo nuk jam kirurg plastik, e ngatërrojnë njerëzit shpesh.

Katerina Trungu: Ju ka mbetur ky emër ë?

Skerdi Faria: Më ka mbetur kjo, unë specializimin e kam bërë në La Sapienza në Romë për Higjienë dhe Mjekësi preventive, jam marrë me studime shkencore dhe specializimin e dytë e kam bërë në Anestezi Reanimacion në Romë. Unë drejtoj klinikën e kirurgjisë plastike, por jo se operoj vetë, domethënë të marr në qafë po të futa në dorë.

Psikoseksologia: Masturbimi dhe pornografia dritë alarmi tek fëmijët, prindërit janë në vështirësi

Në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan kanë qenë të ftuar, psikoseksologia Besarta Taçi, Skedi Faria dhe Antonela Koçi, të cilët kanë diskutuar mbi një temë që sa vjen dhe bëhet më shqetësuese për fëmijët dhe adoleshentët të cilët kanë akses në shikim e pornografisë. Besarta Taçi ka treguar se në zyrën e saj shkojnë shpesh herë prindër të cilët janë të shqetësuar për seksualitetin e fëmijës por edhe për ndikimin e madh të rrjeteve sociale dhe pornografisë.

Besarta Taçi: Shpesh herë më kërkojnë ndihmë dhe prindërit që janë në vështirësi përsa i përket adoleshentëve qoftë për orientimin seksual apo qoftë për ndikimin e rrjeteve sociale, por edhe pornografisë dhe normalisht janë në vështirësi, qoftë sepse kanë vënë re edhe aktivitet masturbator tek fëmijët në mënyrë të vazhdueshme, atëherë vijnë për tu këshilluar.

Katerina Trungu: A është problem kjo?

Besarta TaçiNisim nga fakti që masturbimi është aspekt fiziologjik i eksplorimit të trurit dhe nuk është problem të eksplorojmë trupin dhe të kemi një marrëdhënie të shëndetshme me trupin.

E kundërta, nëse nuk e kemi këtë marrëdhënie, në moshë të madhe kjo mund të na ndikojë qoftë në perceptimin e kënaqësisë por dhe në marrëdhënien tonë në çift. Është një alarm në momentin që përdoret si mënyrë preferenciale, përdoret për të qetësuar ankthin, përdoret në një farë mënyre pa kontroll, atëherë do të thotë se ka diçka që nuk shkon. Ekziston një stimul i tepërt i cili përdoret nga fëmija apo nga adoleshenti dhe mund të jetë një dritë alarmi për të cilën duhet të flasim dhe jo  trembim fëmijën.  

Psikoseksologia: Truri i një adoleshenti s’është i përgatitur të shohë imazhe të forta pornografike

Në emisionin “Shije Shtëpie”, psikoseksologia Besarta Taçi ka theksuar një çështje tepër shqetësuese në ditët e sotme, ajo e shikimit të pornografive nga fëmijët dhe adoleshentët. Kjo ka një ndikim mjaft të keq tek këta të rinj, ku sipas saj truri i tyre nuk është i përgatitur për imazhet e forta të pornografisë.

Besarta Taçi: Për ndikimin në tru, sigurisht që është një ndikim i drejtpërdrejtë, qoftë në lobin ballor përsa i përket përqendrimit, por dhe për faktin se mos harrojmë, truri i një adoleshenti nuk është i parapërgatitur për të pasur imazhet aq të forta të pornografisë edhe pse pornografia është e strukturuar me kategori të ndryshme. Eksplorimi i një adoleshenti shkon në kategori të cilat, në impakt të parë, normalisht rezultojnë shumë të forta, por në të njëjtën stimuli viziv dhe eksitimi tek një fëmijë 11, 12, 13-vjeçar është kaq shumë gjithëpërfshirës në sistemin e tij mendor qendror, që automatikisht e humb kontrollin e dëshirës së eksitimit dhe sjelljes dhe në këtë aspekt krijohet varësia  e mirëfilltë.

Çështja është se sa më shumë unë të shikoj video porno, aq më shumë do të kem nevojë që të shikoj video më të gjata,  e kështu që edhe koha humbet pikërisht në këtë mekanizëm, por edhe eksitimi do jetë gjithmonë në doza më të larta, gjë që një adult ka kontrollin e mirë të impulseve dhe le të themi që di të japë dhe STOP-in, kurse një fëmijë jo.

Katerina Trungu: Dhe kjo gjë mund të reflektohet në sjelljen e tij të përditshme? E kthen në një fëmijë, përveçse të varur, ndoshta dhe më agresiv?

Besarta Taçi: E imagjinojmë të gjithë ndjesinë e fajit, imagjinojmë vështirësinë në përqendrim, problematikat në shkollë, nevojat për të shkuar në banjot e shkollës për të parë këto video, pra destrukturohet e gjithë jeta e mëparshme e këtij fëmije.