Shitja e biletave për Conference League/ Duka në Klan News: Mund të transferohet vetëm 2 herë




Shitja e biletave për Conference League/ Duka në Klan News: Mund të transferohet vetëm 2 herë

21:35 21/05/2022

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një lidhje për Klan News ka deklaruar se shitja e biletave për finalen e Conference League Roma-Feyenoord mund të bëhet vetëm 2 herë.

Shumë qytetarë, kryesisht tifozë shqiptarë, kanë blera bileta online në ditët e para sapo dolën në shitje dhe aktualisht këto bileta shiten në treg të zi me çmim disa herë më të lartë.

Sipas Dukës, janë marrë të gjitha masat, sipas rregullave të UEFA-s, që shitja e biletave të ketë transparencën e nevojshme.

“Mënyra apo praktika me të cilën shiten biletat është e njëjtë me të gjitha ndeshjet e tjera që organizon UEFA në të gjithë botën. Padyshim që një pjesë e stadiumit i jepet klubeve pjesëmarrëse finaliste, një pjesë e partnerëve dhe një pjesë tjetër del në shitje të lirë në mënyrë të barabartë. Kush aplikon i pari merr biletën. Pra ka një praktikë transparente. Shqiptarët kanë qenë nga ata më të shkathtit para kompjuterave për të rezervuar një biletë për të marrë një numër të konsideruar. Dhe ata që kanë rezervuar një biletë disa ditë më parë e kanë marrë atë elektronikisht. Ajo mund të transferohet vetëm 2 herë dhe pastaj bëhet e paligjshme. Megjithatë gjithmonë ka abuzime që mund të ndodhin por besoj se janë shumë herë më minimaliste”.

Kreu i FSHF bëri të ditur se kërkesë më të madhe për bileta ka pasur nga tifozët e Romës.

“Tifozët e të dy klubeve kanë patur kërkesë për shumë më shumë. Nga tifozët e Romës ka patur diku te 70 mijë tifozë, por kanë marrë vetëm 4 mijë. Të njëjtën sasi biletash ka marrë edhe Feyenoord. Kërkesa ka patur shumë më shumë”.  /tvklan.al













Të ngjashme