Një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës është shkatërruar në Itali. Mediat vendase raportojnë se mes të arrestuarve ka dhe shqiptarë.

Po ashtu bëhet me dije se droga që trafikohej prodhohej në Shqipëri, e më pas shpërndahej në Itali me doza të vogla, ku për këtë punë kishte një rrjet shpërndarësish në shumë qytete.

Në përfundim të operacionit kundër këtij grupi kriminal u vënë në pranga 29 persona, por gjykata ka vendosur që vetëm 7 prej tyre të qëndrojnë në qeli. Për 10 të tjerë u vendos masa e sigurisë arrest në shtëpi,  ndërsa të tjerë kanë marrë masë më të lehtë.

Nga 29 anëtarë që kishte ky grup kriminal, vetëm tre janë shqiptarë Artan Çela, Gualjot Isaj dhe Olsijon Koka, ndërsa të tjerë janë me origjinë nga Italia dhe Maroku.

Sipas prokurorëve gjatë hetimeve është zbuluar se aktiviteti kriminal i këtij grupi zhvillohej më shumë në qytetin e Frosinones dhe në komunat fqinje me të./tvklan.al