Policia e Shkodrës ka marrë një telefonatë nga shtetasi me iniciale B. K. 26 – vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër.

Ai pretendon se ishte duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, me targë AA655MK, të marrë qera, kur në hyrje të rrugicës për në banesë, 3 persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit. Policisë ka shkuar në vendngjarje, nuk raportohet për vitima apo të lënduar, ndërsa nga kontrolli i territorit nuk është gjetur ndonjë gëzhojë.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen verifikimet dhe po punon për të percaktuar rrethanat e ngjarjes./tvklan.al