Një shkollë është kritikuar për vendosjen e portave metalike nëpër tualete si pjesë e një politike për të kufizuar përdorimin e tyre gjatë orëve të mësimit.

Nxënësit në Shkollën Castle View, një shkollë e mesme në Canvey, Essex, tani duhet të kërkojnë lejë nga mësuesi i tyre për të përdorur tualetet gjatë mësimit.

Shkolla pretendon se tualetet janë të hapura në çdo kohë, por një prind tha se nxënësit janë të detyruar të presin radhë të gjata orarit të pushimit.

Nëna, e cila kërkoi të mos i përmendet emri, tha: Është e neveritshme. Është sikur janë në burg. Fëmija im ishte i sëmurë në kohën e drekës dhe priti në këmbë radhën e gjatë. Fëmija im u sëmur edhe më shumë në korridor dhe kjo gjë është e turpshme. Jo të gjitha tualetet i hapin gjatë pushimit, duhet një mësues t’i hapë ato. Kështu që ka gjithmonë radhë të gjata dhe disa ditë fëmija im as nuk ha sepse duhet të presë radhën e tualetit. Ne nuk kemi asnjë njoftim, asnjë email në lidhje me këtë gjë e cila është shumë e gabuar.

Një nxënës 14-vjeçar në shkollë, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha: Ne jemi fëmijë, nuk kemi nevojë të mbyllemi. Kjo tregon një mungesë ekstreme besimi, e cila është e kuptueshme pasi ne jemi fëmijë, por niveli në të cilin ata po shkojnë po del jashtë kontrollit. Ne e kuptojmë pse u vendos për shkak të çështjeve të mbrojtjes dhe pengimit të tymosjes. Por nëse duan ta ndalojnë këtë, atëherë të vendosin detektorët e tymit më afër dhe të përdorni kamera termike siç janë shkollat e tjera.

Një zëdhënës i Castle View tha: Nxënësit janë në gjendje të hyjnë në të gjitha tualetet para shkollës, pushimeve, drekës dhe pas shkollës.  Ky rregull nuk zbatohet për nxënësit me ndonjë nevojë specifike ose shtesë mjekësore. /tvklan.al