Marrëdhëniet romantike mund të jenë të bukura dhe tepër të ndërlikuara njëkohësisht. Sipas ekspertëve jo gjithmonë është e letë që të identifikoni atë se çfarë është duke dëmtuar marrëdhënien tuaj. Ndonjëherë gjestet e vogla mund të jetë fillimi i një diçkaje që do u lërë të kuptoni se deri ku jeni me marrëdhënien tuaj.
Ekspertët gjithashtu rendisin tre gabime që konsiderohen si të pafalshme në një lidhje, nëse partneri apo partnerja juaj po i bën ato atëherë duhet që vërtet të reflektoni për marrëdhënien që keni krijuar.
Shmangia e bisedimeve të sinqerta
Komunikimi konsiderohet si çelësi i një marrëdhënieje të suksesshme. Por e kundërta çfarë sjell?! Nëse partneri yt ka filluar të shmangë bisedat e sinqerta ose bisedat e thella për planet që mund të keni për një të ardhme bashkë kjo mund të jetë një shenjë alarmi. Nëse shmangi diskutimet për mënyrën se si ndjeheni në marrëdhënien tuaj është tregues se diçka nuk po funksionon.
Mungesa e interesit
Të krijosh një marrëdhënie kur keni një distancë fizike është goxha sfiduese, por kjo nuk do të thotë se marrëdhënia juan nuk ka për të funksionuar. Ajo që mund të shkaktojë këtë është distanca emocionale. Pra nëse partneri juaj nuk është më aq i përkushtuar emocionalisht sa në fillimet e lidhjes suaj, kjo është një shenjë që tregon se marrëdhënia juaj është në një krizë. Distanca emocionale, mungesa e përqafimeve dhe kalimit të kohës bashkë është një nga sinjalet kryesore të një marrëdhënieje në vështirësi.
Kritikat e vazhdueshme ose krahasim i me të tjerët
Kritikat e shpeshta dhe aq më keq të vazhdueshme të partnerit tuaj, duke kritikuar deri në detaje ose duke u përqendruar te defektet tuaja mund të tregojë një ndjenjë pakënaqësie të fshehur. Kritikat e vazhdueshme përveçse bëhen të bezdisshme ata mund të shkaktojnë ndarje emocionale të dëmtojnë marrëdhënien.
/tvklan.al