Ulet numri i atyre në reanimacion dhe të intubuar

E shtuna ka sjellë rritje të numrit të të shtruarve në dy spitalet Covid në kryeqytet. Që prej fillimit të pandemisë, sot është regjistruar numër rekord të shtruarish, 189 pacientë që po marrin trajtim mjekësor për shkak të koronavirusit.

Sipas burimeve zyrtare, 12 pacientë po marrin terapi intensive në reanimacion, ndërsa 4 të tjerë janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Në dy spitalet Covid, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetra  qytetarë, të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Tv Klan