Në rubrikën “Kallëzo” kanë mbërritur këto pamje, të cilat i përkasin një automjeti në kryeqytet që u përfshin nga flakët pasditen e kësaj të mërkure. Zyrtarisht policia e Tiranës tha se shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një defekt në automjet.

“Më datë 13.04.2022, në afërsi të Kopështit Zoologjik, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin D. Z., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftim./tvklan.al