Një makinë në Itali ka humbur kontrollin dhe për pak ka shkaktuar një tragjedi.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugicat e Romës, ku makina e tipit Toyota Yaris me një shpejtësi të madhe është përplasur me hyrjen e Ministrisë së Brendshme. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin e ngjarjes ku shihet edhe nje këmbësore e cila ka shpëtuar mrekullisht.

Mediat italiane raportojnë se automjeti ka humbur kontrollin për shkak të një manovre të gabuar në momentin e kthesës nga shoferja e cila ndodhej bashkë me djalin e saj në makinë. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur të lënduar./tvklan.al