Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit. Mësohet se i riu, banues në fshatin Shoshaj të Burrelit ka goditur me thikë një 34-vjeçar nga fshati Martanesh i Burrelit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes të dyve. I plagosuri është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Plagosja ka ndodhur në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar. /tvklan.al