Një person është arrestuar nga policia e qytetit të Durrësit. Në pranga ka rënë A.H., 40 vjeç,  pasi  merrej me aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të llojit Kokainë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit”, Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin me të cilin qarkullonte 40- vjeçari.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën rreth 18.5 gr lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një peshore elektronike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./tvklan.al