Lënda plasëse në shtëpinë e Petrit Çekiçit

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës në një banesë në Pogradec. Policia lokale sqaron se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:30 në fshatin Starovë në Pogradec.

Po ashtu mësohet se lënda plasëse ka shpërhyer në oborrin e banesës së Petrit Çekiçit 53 vjeç.

Autoritetet sqarojnë se shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.

Lidhur me këtë shpërthim policia ka nisur një hetim dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarje dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan.al