Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7 në Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases Jonida Karaboja, ka shpërthyer një sasi e konsiderueshme lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla material, teksa siç shihet edhe nga fotot është krijuar një e çarë e madhe në qepenin e dyqanit.
Policia bën të ditur se ka shoqëruar në komisariat disa persona të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa vet 35-vjeçarja Karaboja thotë se nuk ka konflikte me asnjë person.
Tv Klan