Një makinë shpërtheu orët e vona të natës në fshatin Zgafnor të Zall Herrit, në Tiranë. Burime zyrtare thonë se persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vendosur një sasi lënde plasëse në një makinë  “Volkswagen”.

Nga shpërthimi policia thotë se ka vetëm disa dëme materiale. Shkaqet e ngjarjes mbeten të panjohura. Autoritetet policore po punojnë për sqarimin e rrethanave të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan.al