Shpërthimi me tritol në Shkodër, shoqërohen 6 persona

Shpërthimi me tritol në Shkodër, shoqërohen 6 persona

16:33 19/11/2020

Djali i pronares së lokalit ka plagosur dy persona të tjerë

“Pas krahëve të mi është lokali ku ndodhi shpërthimi. Biznesi është në pronësi të Hana Fojleta”.

Shkodra i është rikthyer ngjarjeve kriminale. I gjithë qyteti është tronditur mbrëmjen e së mërkurës nga shpërthimi i tritolit. Rreth 100 gramë lëndë eksplozive u hodhën në lokalin e 46-vjeçares. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia dyshon se një person i maskuar hodhi tritolin pranë lokalit, i cili nuk kishte kamera sigurie. Pista kryesore e hetimeve lidhet me plagosjen e dy personave, që djali i Hana Fojleta, Aleksandri, ka bërë 3 muaj më parë. Ai ka plagosur me thikë dy të njohur dhe më pas është liruar nga drejtësia.

Policia ka shoqëruar 6 persona, mes tyre edhe 2 personat e plagosur në muajin Gusht. Hetimet nuk përjashtojnë edhe ndonjë konflikt tjetër të familjes Foljeta.

Shpërthimet me tritol janë ndër ngjarjet kriminale që nuk lenë asnjë provë në vendin e ngjarjes. Policia ka sekuestruar disa kamera të bizneseve në zonë, por ende nuk e ka identifikuar autorin.

Tv Klan



Të ngjashme