Mohojnë të kenë lidhje me atentatin ndaj Preng Gjinit

Mbrëmjen e 15 Shtatorit, pas shpërthimit me tritol të makinës së Preng Gjinit, policia shkoi në banesën e vëllezërve Reçi dhe i gjeti të gjithë aty. Pasi i ka shoqëruar grupi hetimor ka pyetur vëllezërit Reçi nëse kishin dijeni për ngjarjen. Tonin, Paulin, Martin, Alfred dhe Gjovalin Reçi kanë mohuar se kishin konflikt me Preng Gjini.

Ata madje theksuan se nuk kanë se pse të hakmerren për vrasjen e vëllait të tyre, por presin nga policia që të zbardh vrasjen. Vëllezërit Reçi u shprehën se e njihnin Preng Gjinin pasi ka qenë polic dhe banor i Rrëshenit, por nuk kanë patur komunikime me të. Duket se të gjithë personat që janë marrë në pyetje nga policia kanë mohuar çdo lidhje me atentatin e një jave më parë.

E vetmja shpresë mbeten kamerat e sigurisë, nëse do të zbulohet ndonjë nga personat që ndodhej në zonë, i cili dyshohet se mund të ketë ndezur me telekomandë, tritolin që ndodhej poshtë makinës së Preng Gjinit.

50-vjeçari është vëllai i Armando Gjinit, të vrarë 1 vit më parë në Rrëshen. Në vitet e fundit 5 vrasje kanë ndodhur në Shqipëri, Itali e Belgjikë, që dyshohet nga konfliktet mes dy familjeve.

Tv Klan