“Nuk e njohim aneksimin e territoreve në Ukrainë”

Edhe Shqipëria ka dënuar vendimin e Rusisë për të shpallur aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës. Presidenti Begaj e vlerëson si sfidë të hapur dhe flagrante të këtij shteti ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Ministria e Jashtme bën të qartë se Shqipëria nuk do të njohë rezultatet e referendumeve të rreme të Rusisë në Ukrainë, duke kujtuar se çdo aneksim i territorit që vjen si pasojë e kërcënimeve dhe përdorimit të forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilëson aneksimin të paligjshëm dhe deklaron se qëndrimi i Shqipërisë është i qartë dhe në sinkron me SHBA, BE dhe NATO.

Tv Klan