Shqipëria përballë sfidës së statusit kandidat (02 Janar 2012)

Posta

Shqipëria përballë sfidës së statusit kandidat (02 Janar 2012)

15:27 02/01/2012

2012, do të jetë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë përsa i takon marrjes së statusit të vendit kandidat në BE. Klima e re politike, ka krijuar shanse reale që ky zhvillim pozitiv të shënohet madje dhe brenda pranverës së këtij viti.

Në një fjalim të tij rreth fundvitit  2011 komisionerit për zgjerim Stefan Fule, inkurajoi palët politike të ruajnë këtë frymë konstruktive dialogu duke theksuar se 2012 do të jetë më në fund viti i mundësisë për të krijuar një lidhje të re me BE.

Më në fund, falë dhe hyrjes së Opozitës në kuvend, partitë po dialogojnë çfarë domosdoshmërisht duhet të përkthehet në plotësimin e 12 rekomandimeve të BE për Shqipërinë. Plani i hartuar nga qeveria shqiptare për adresimin e këtyre rekomandimeve, i është nënshtruar një procedure rishikimi, për të cilën kanë rënë dakort si Mazhoranca ashtu dhe Opozita. 

Në Janar pritet që ky plan I rishikuar të rikthehet sërisht në Komisionin Parlamentar të Integrimit, pas një konsultimi po brenda këtij muaji me shoqërine civile. Është parashikuar që ky plan i rishikuar, t’i dërgohet Komisionit Europian, strukturave përgjegjëse, rreth fillimit të muajit Shkurt. 

Prej këtij momenti do të jetë Këshilli Europian që do të vendosë  nëse Shqipëria do të marrë këtë pranverë apo gjatë Tetorit kohë kur shpaloset dhe paketa e zgjerimit,statusin e vendit kandidat. Opozita përmbushi një prej detyrimeve të Brukselit të cilin e vonoi për të paktën 2 vjet, ofrimin e kandidaturës së Avokatit të Popullit që do të testohet këtë vit dhe reagimi i saj në raport me ligjet që kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 3/5, të cilat gjithshtu refuzoi t’i votojë për mëse 2 vjet. Por krahas aspekteve të zgjerimit, në këto gjashtë muaj të parë të vitit, BE do të trajtojë disa çeshtje kyç që lidhen me të ardhmen e unionit. Qeveria daneze e cila ka marrë prej 1 Janarit presidencën e radhës, do të fokusohet në 4 prioritete, që synojnë një Europë të përgjegjshme, dinamike, me zhvillim jeshil, dhe të sigurt./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT