Shqiptarët udhëheqin Spartën e Pragës drejt grupeve të Champions League. Dyshja kuqezi, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci, por edhe sulmuesi që përfaqëson Kosovën, Ermal Krasniqi ishin fenomenal në fitoren 4-2 që Çekët regjistruan kundër Shamrok Rovers.

Fillimisht ishte mesfushori Laçi ai që asistoi për shokun e skuadrës, i cili realizoi për shifrat 2-1. Krosimi nga këndi i futbollistit që shënoi edhe në portën e Kroacisë në Euro2024 gjeti të pamarkuar Ross për të kaluar kështu në epërsi skuadrën e Spartës.

Kryeqytetasit çek ishin dukshëm superior në fushë kjo falë edhe fitores 2-0 në takimin e parë. Edhe tek goli i katërt dhe ai që blindoj edhe kalimin më tej me shifrat e përgjithshme 6-2 kishte nuanca kuqezi.

Krasniqi asistoi për Tucin e hedhur në fushë vetëm 2 minuta më parë, për të shënuar me prekjen e parë të topit. Në hyrje të zonës, sulmuesi që pret ende ftesën në kombëtaren A lëshoi një goditje kirurgjikale për të vrarë shpresat e Shamrokut për një mrekulli.

Klan News