Shtohet besimi tek Partizani



Shtohet besimi tek Partizani

20:40 01/12/2021

Futbollistët: Do të ngjitemi në renditje

Partizani po merr frymë. Më në fund të kuqtë po marrin nga fusha atë çka thonë se kanë dhënë dhe kanë merituar. Fitoren e fundit me Teutën e konsiderojnë si shpërblimin e punës së bërë por që renditja nuk e ka treguar.

“Me Teutën morëm fitore, shpresoj që rezultatet e ndeshjes të fundit t’i vazhdojmë”.

Përballja e radhës me Skënderbeun që lufton për mbijetesë.

“Skënderbe ka treguar rivalitet. Ndeshja e radhës e fortë bëjmë përgatitje dhe shpresoj të shkoje siç ne e mendojmë e planifikojmë”.

Në fillim të fazës së dytë të sezonit partizani është në vendin e 6 me 12 pikë. Shumë larg synimit dhe dëshirës, por lojtarët kanë ende besim

“Nuk jemi ku mendonin, shpresoj të rikuperojmë në pikë. Kemi çaluar në sulm dhe kur çalon sulmi çalojmë të gjithë. Shpresoj që këto humbje rastesh dhe golash”.

Ndeshja me Skënderbeun do të luhet në “Air Albania” ku Partizani shpreson mbështetjen e gjerë të tifozërisë së kryeqytetit.

Tv Klan








Të ngjashme