Aktori i mirënjohur James Michael Tyler është ndarë nga jeta të dielën, në moshën 59-vjeçare në Los Angeles. Lajmi u bë i ditur nga burime për TMZ, e më pas u konfirmua nëpërmjet një deklaratë nga të afërmit.

‘’Bota e njohu atë si Gunther, miku i 7 nga seriali hit ‘’Friends’’, por të dashurit e Michael e njohën atë si një aktor, muzikant dhe një bashkëshort të dashur’’, u shpreh një afërm i aktorit.

Aktori ishte diagnostikuar me kancer në 2018 dhe e bëri publike luftën me sëmundjen e tij këtë vit. Të shumtë ishin aktorët që reaguan dhe shprehën ngushëllimet për kolegun e tyre, të tronditur nga lajmi i papritur./tvklan.al