Mbretëresha e ka ndaluar familjen mbretërore të luajë një lojë të njohur gjatë mbledhjeve. Si çdo familje tjetër, edhe ajo mbretërore nuk bën përjashtim kur vjen fjala për të luajtur lojëra rreth tavolinës, sidomos gjatë Krishtlindjeve.

Por, një nga lojërat e famshme është ndaluar të luhet në këto takime, me urdhër të Mbretëreshës. Mesa duket, gjaku blu, edhe pse zakonisht ka një përqasje të rafinuar në thuajse çdo gjë, “zien” kur luhet kjo lojë. Në një video të publikuar në kanalin e Youtube të kurorës së Britanisë, të titulluar “Libri i rregullave mbretërore: Rregullat më të çuditshme të familjes mbretërore”, shpjegohet gjithçka.

Mbretërorët e adhurojnë një lojë të mirë, por Monopoli është i ndaluar”, thuhet në video. “Princi Andrew thotë se loja bëhet shumë e ashpër”. Sipas “Daily Telegraph”, loja shkakton shpesh zënka familjare. Pikërisht kjo është arsyeja pse loja tradicionale nuk do të jetë pjesë e argëtimit gjatë vizitës tradicionale të familjes mbretërore në Sandringham./tvklan.al