Shumë nxehtë në Muzeun Historik Kombëtar

Shumë nxehtë në Muzeun Historik Kombëtar

15:42 10/08/2019

Erashka dhe bidonë me ujë për të shuar etjen

Vera është stina më kokë-çarëse për drejtuesit e Muzeut Historik Kombëtar, jo për përballimin e numrit të vizitorëve, që në fakt nuk i mungon, por për të nxehtin.

Aty bëhesh ujë në djersë.

Për të përballuar temperaturën që nuk ndryshon në asnjë gradë nga ajo jashtë, një shishe gjysmë litrorshe ujë është i pamjaftueshëm për të përballuar etjen që të shkakton vapa brenda Muzeut Historik Kombëtar.

Të tjerë, në rastin tonë turistë nga Italia, e zhvillojnë vizitën me ndalesa. Një erashkë për të marrë veten.

Në përpjekje për të shtuar ajrin e freskët,  ventilatorët e vjetër janë zëvendësuar me disa më të mëdhenj. Por as këta nuk mund të freskojnë një hapësirë kaq të madhe përveç vizitorëve.

Me gjithë të nxehtin, si vendasit dhe të huajt shkojnë në Muzeun Historik Kombëtar. Vizitorët janë më të shumtë, mbi 30 për qind deri në Korrikun e 2019 në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rindërtimi mbetet zgjidhja, e premtuar disa herë.

Nga Ministria e Kulturës na u tha se në tryezë janë në diskutim disa ide dhe shumë shpejt në Muzeun Historik Kombëtar të  përcaktuar si prioritet të qeverisë, do të investohet.

Tv Klan

Të ngjashme