Edukim qytetar dhe masa paraprake

Japonia është shembulli më i mirë për t’u marrë për masat e parandalimit dhe menaxhimit të situatës së tërmeteve. 87% e ndërtesave janë ndërtuar në bazë të rregullave strikte për të përballuar tërmete të fortë.

Në shumë prej strukturave, veçanërisht për ndërtimin e grataçelave janë përdorur edhe materiale elastike për të shmangur thyerjen nga lëkundjet e forta të tokës që arrijnë magnitudën 9 të shkallës Rihter.

Çdo smartfon ka një aplikacion që njofton përdoruesit menjëherë për lëkundjet e tërmetit. Trenat e shpejtësisë së lartë kanë një sistem që i ndalon automatikisht në momentin e lëkundjeve për të shmangur daljen nga binarët. Kjo metodë ka shmangur aksidentet hekurudhore për shkak të lëkundjeve.

Mediat audio-vizive janë të detyruara t’ia kushtojnë programet, informacioneve që lidhen me tërmetin. Një herë në muaj, fëmijët e ciklit të ulët shkollor trajnohen në terren për t’u përballur me emergjencat nga tërmeti. Ndërsa çdo shtëpi ka edhe komplete të ndihmës së shpejtë për mbijetësë nga tërmeti, që përmbajnë, shishe me ujë, racione ushqimore të thata, doreza, maska, e deri tek radiot.

Tv Klan