Shoqata e Punonjësve: Palët të ulen në bisedime

Kundër vendimit të Bashkisë së Tiranës për të ndaluar qarkullimin e betoniereve gjatë orarit zyrtar të punës është rreshtuar edhe Federata Sindikale e Ndërtimit, si dhe Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Ndërtimit.

Shqetësimi kryesor për ta është siguria e punëtorëve, e cila do të vihej seriozisht në rrezik nëse procesi do të vijojë të kryhet vetëm gjatë natës.

Sipas tij, përfaqësues nga Bashkia e Tiranës dhe Shoqata e Ndërtuesve duhet të ulen patjetër në bisedime për të gjetur një zgjidhje.

Shoqata e Ndërtuesve vijon të jetë në pritje të një përgjigjeje nga Bashkia e Tiranës, pas kërkesës që i drejtoi 2 ditë më parë për ta rishqyrtuar së bashku këtë vendim.

Ajo kërkon që lëvizja të lejohet vetëm për betonieret e jo të gjitha mjetet e rënda, për shkak se procesi i betonimit nuk mund të kryhet gjatë natës.

Tv Klan