Diego Simeone po rinovon kontratën me Atletico Madrid. Sipas Radio Marca bisedimet që kanë nisur në verë pritet të sjellin firmën në kontratën e re. Aktualisht Simeone është i lidhur me Atletico deri në qershor të 2020. Kohëzgjatja e marrëveshjes së re nuk përcaktohet, por flitet për pagën.

Përftimi i Diego Siemone do të jetë më i lartë se i Antoine Griezmann që merr rreth 20 milionë euro në sezon. Në drejtimin e trajnerit argjentinas Atletico Madrid ka fituar 7 trofe prej 2011, mes tyre titullin kampion të Spanjës, dy herë Europa League dhe një herë Superkupën e Europës.

Atletico tentoi edhe dy herë të fitonte Champions League ku u ndal nga Real në finale. Ecuria këtë sezon duket sërish premtuese, pasi Atletiko kryeson bashkë me Dortmundin grupin A në Çempions, ndërsa në kampionat është vetëm 1 pikë larg Barcelonës kryesuese.

Tv Klan