Sinovac neutralizon tërësisht Covid-19




Sinovac neutralizon tërësisht Covid-19

23:30 01/06/2021

Studimi i kryer në qytetin brazilian Serrana tregoi se vaksinimi reduktoi me 95% vdekjet dhe 86% shtrimet në spital

Vaksina e prodhuar nga firma kineze Sinovac neutralizon tërësisht Covid-19. Këtë e vërteton një studim në një qytet brazilian, banorët e të cilit janë vaksinuar me vaksinën kineze të Sinovac Biotech.

Eksperimenti ka treguar se kjo vaksinë mund të kontrollojë shpërthimet e Covid-19 në mënyrë më efektive nga sa pritej nga testimi klinik, duke i dhënë një tjetër nxitje këtij procesi, ku mbështeten dhjetëra vende në zhvillim.

Rreth 45 mijë banorë në qytetin jugor Serrana të Brazilit kanë marrë këtë vaksinë. Studimi i botuar edhe nga Wall Street Journal, konstatohet se vdekjet nga koronavirusi në këtë qytet pësuan një rënie drastike me 95%, pas vaksinimit të plotë të 75% të popullsisë me vaksinën e firmës kineze Sinovac. Rënie të konsiderueshme pati edhe në spitale ku shtrimet u ulën me 86% dhe infektimet me 80%.

Ekspertët e shëndetit thanë se këto rezultate pozitive u shfaqen në 5 javë pas përfundimit të procesit të plotë të vaksinimit me të dyja dozat të 95% të të rriturve mbi 18-vjeç.

Studimi sipas ekspertëve tregon se vaksina mund të ofrojë të dhëna për kombet e tjera në zhvillim që të nisin menjëherë përdorimin e kësaj vaksine për të frenuar kështu përhapjen e pandemisë Covid-19.

Në të gjithë Brazilin ende nuk është vënë nën kontroll përhapja e pandemisë, në dallim nga Shtetet e Bashkuara, vendet e Bashkimit Europian e më gjerë.

Klan News





Të ngjashme