Situata në akset rrugore kombëtare paraqitet pa probleme. ARRSH u bëri thirrje këtë të enjte drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Po ashtu mësohet se edhe aksi në Qafën e Qarrit është paraqitur pa prezencë bore dhe ngricash me gjithë temperaturat shumë të ulëta.

“Qafa e Qarrit sot pa prezencë bore dhe ngricash, temperatura -7°C.Nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së./tvklan.al