Situatë e qetë në veri të Kosovës, selitë e komunave nën ruajtjen e KFOR-it
12:28 03/06/2023
Mbetet e qetë situata në veri të Kosovës.
Këtë të shtunë në Zveçan dhe Leposaviç vihej re një prani më e pakët e protestuesve serbë që qëndronin pranë zyrave të komunave.
Ato janë të rrethuara me tela me gjemba dhe po ruhen nga forcat e KFOR.
Në veri kanë mbërritur edhe 700 forcat shtesë të NATO-s pas tensioneve të javës së kaluar.
Nga përplasjet u lënduan 30 paqeruajtës të NATO-s dhe protestues 52 serbë.
Tv Klan