Ekspertët: Ndikojnë plakja e popullsisë, lindjet dhe papunësia

Në 2030 Shqipëria rrezikon të mos këtë mundësi të paguajë pensionistët. Sipas ekspertëve të ekonomisë me ndryshimet demografike projeksionet për vitin 2030 janë që në çdo 5 veta në popullsi, një te jete pensionist.

“Tendenca është që nëse nuk merren masa konkrete apo duke mos u bazuar vetëm tek ligji me ndërhyrje të 2015. Me shumë gjasa sistemi do e ketë të pamundur , apo le të themi nuk do ketë më mundësi paguese për pensionet për  2030. Kjo moshë diskutohet që në 2030 të gjithë të kenë kaluar mbi 65 vjeç dhe kështu me shumë gjasa ne nuk do kemi mundësi aftësi paguese”.

Nga 4 kontribues për 1 përfitues në 1990, aktualisht jemi pothuajse 1 kontribues kontributesh për 1 pensionist. Ekspertët rendisin disa faktorë që kanë ndikuar ën këtë situatë.

“Në 2030 i bie që për çdo 5 veta 1 i bie të jetë pensionist apo lë të themi mosha mbi 67 vjeç, do jetë 20.3% e popullsisë shqiptare prandaj konsiderohet që  nëse nuk do merren ndërhyrje qoftë për të rritur moshën mesatare të pensionit, qoftë rritjen e kontributeve të  sigurimeve shoqërore apo qoftë për  një rritje të ndjeshme të punësimit , atëherë do jetë e pamundur që ne të paguajmë pensionet. Rritja e ndjeshme e pensionistëve përkeqëson skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ikja e të rinjve redukton forcën punëtore dhe lindjet gjetja e forcë punëtore”.

Por çfarë duhet të behët për të mos shkuar në vitin zero të pagesës së pensionistë, siç thonë ekspertët.

“Do merrja në konsideratë dy faktorë, vitet e kontributeve plus moshës e daljes në pension, duke i alternuar këto të dyja së bashku nga njëra anë nuk do kalonim moshën e pensionit mbi 70 vjeç, sepse problematika tjetër është që nëse ti rrit vetëm moshën e për dalje në pension po bëhet e vështirë, integrimi në punën e të rinjve”.

Në Shqipëri funksionon ligji i sigurimeve shoqërore i vitit 2015. Në vend janë aktualisht 660 mijë pensionistë. Sot gratë dalin në pension në moshën 61-vjeçare ndërsa burrat 65 vjeç.

Tv Klan