Koalicioni qeveritar ka qëndruar larg problemeve të elektoratit të bazës. Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi, ka hapur mbledhjen e aktivit të socialdemokratëve të Kavajës. Ai është shprehur se Kavaja nuk është bastion i Berishës ndaj deputetët e Kavajës duhet të jenë më aktivë në ballafaqimin me elektoratin për siguruar votën pro Kushetutës dhe pjesëmarrje të gjërë në 22 Nëntor. Pas fjalës së Gjinushit ka kërkuar të flasë ish-minisitri i Transporteve Apostoli i cili ka mohuar të ketë abuzuar me fondet për rrugët. Socialdemokratët e Kavajës e kanë siguruar Gjinushin dhe Apostolin për një fushatë aktive në propagandimin e Kushtetutës.

Pamje socialdemokratët Skënder Gjinushi takim me bazën në Kavajë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame