Përbërësit:
1 kastravec
70 g kos
30 g qumësht
1 lugë lëng limoni
Pak kripë dhe piper
4 kuba akull
Përgatitja:
Lajmë kastravecin dhe e presim me copa të vogla.
Në një mikser hedhim të gjithë përbërësit.
I përpunojmë derisa të përftojmë një masë homogjene. E shërbejmë smoothie- n me një copë kastravec.
tvklan.al/e.k