40 aktivitete të ndryshme në Jug të Shqipërisë

Jugu ka mirëpritur për të gjashtin vit festën më të madhe që bëhet në natyrë, “South Outdoor Festival”. Në fshatin e Borshit, u ngrit skena më e madhe, jo vetëm muzikore, por edhe sportive dhe promovuese e agroturizmit nga data 25 deri në 28 Maj.

Si çdo herë tjetër, por këtë vit edhe më shumë në numër, ishin turistët e huaj që kanë mundur të shijojnë të gjitha aktivitetet e “Southit”, që nga sportet ujore, parashutizimi, hiking deri te aktivitetet kulturore. Ndjesitë na i tregojnë më mirë vetë pjesmarrësit.

“Jemi nga Gjermania, kemi bërë ngjitjen që vërtet e shijuam shumë, dhe disa sporte ujore. Muzika është e mrekullushme dhe është shumë mirë i organizuar.”

“Në Shqipëri kemi qenë më parë dhe është e mrekullueshme. Do të kthehemi sërish.”

“Vendodhja është fantastike sepse është afër detit. Mund të shkojmë të freskohemi dhe të pushojmë.”

South Outdoor Festival është i të gjithëve që nga fëmijët deri te mosha e tretë që mund ta gjejnë veten në dhjetra aktivitete.

“Me këtë festival është promovuar shumë fshati i Borshit.”

Ky festival që nis në prag të sezonit turistik, çdo vit e më shumë rritet. Nuk synohet vetëm argëtimi, por së pari promovimi i vijës bregdetare të jugut ku zhvillohen dhjetra aktivitete në natyrë dhe promovimi i turizmit lokal.

Tv Klan