Avokatët: Nuk ka vepër penale, të mbyllet hetimi

SPAK ka marrë të pandehur gjyqtarin e Vetingut, Luan Daci. Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh, pasi ka fshehur vendimin për largim nga puna, kur u zgjodh anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Avokatët e Luan Dacit u shprehën se ka një vendim të Gjykatës së Apelit se Luan Daci nuk ka bërë vepër penale.

Gjykata i ka hequr masën e pezullimit nga puna Dacit dhe ai mund të shkarkohet vetëm me një vendim të formës së prerë, gjithmonë nëse shpallet fajtor.

Tv Klan