Gola dhe spektakël në Madrid në sfidën mes Spanjës dhe Argjentinës. Përfaqësuesja spanjolle fitoi bindshëm 6 – 1 ndaj asaj argjentinase. Një dominim absolut që nisi që në minutën e ’12 me golin e Diego Costa, ndërsa Isco realizoi 3 herë në këtë takim miqësor.

Kjo provë force tregon se Spanja është një kandidate serioze për titullin botëror këtë vit, ndërsa Argjentina edhe në këtë sfidë kishe Lionel Messi pushim për shkak të një dëmtimi. Brazili mori një kënaqësi të vogël duke mundur 1 – 0 Gjermaninë në Berlin. Goli i Gabriel Jesus i ndihmuar edhe nga pakujdesia e portierit Trapp solli një suksesin për brazilianët që u mundën keqas 7 – 1 në botërorin e kaluar nga gjermanët.

Në barazim 1 – 1 u mbyll sfida Angli – Itali. Goli i italianëve u shënua me 11-metërshin e vendosur me ndihmën e VAR. Kundërshtari i Shqipërisë në Ligën e Kombeve Skocia fitoi me rezultatin 1 – 0 miqësoren në fushën e Hungarisë.

Tv Klan