Pesë sfida në Premier League, të vlefshme për javën e tretë, dhuruan spektakël.

Padyshim ndeshja më e bukur ishte ajo mes Everton dhe Bournemouth, e fituar nga këta të fundit me rezultatin 3-2.

Everton ishte shumë afër fitores, teksa kryesonte 2-0, por u përmbys në minutat e fundit. Bournemouth, realizoi tre gola në fund, në minutat 87, 92 dhe 96, për të marrë triumfin, ndaj skuadrës së re të Armando Brojës.

Fitore të rëndësishme mori Aston Villa, që mposhti me vështirësi skuadrës e Leicester në transfertë, me rezultatin 2-1. Brentford, triumfoi 3-1 në shtëpi ndaj Southampton.

Dy sfidat, Nottingham-Wolves dhe Ipswich-Fulham, u mbyllën në barazim 1-1. /tvklan.al