Nuk prodhoi fitues sfida mes Laçit dhe Bylisit, e vlefshme për javën e tretë të Superligës.

Takimi u mbyll në një barazim pa gola, me dy ekipet që krijuan shumë pak për të gjetur golin.

Ishte një ndeshje e qetë, me Laçin dhe Bylisin, që më shumë u kujdesën të mos pësojnë.

Kurbinasit vazhdojnë të mos njohin ende fitore, teksa pas tre javëve numërojnë dy barazime dhe një humbje.

Në krahun tjetër, ky është barazimi i parë për Bylisin, që më parë kishte marrë një fitore ndaj Dinamos dhe një humbje ndaj Teutës. /tvklan.al