Ashtu siç ishte paralajmëruar seanca parlamentare nuk zgjati shumë këtë të hënë. Opozita bllokoi foltoren dhe madje dogji karriget jashtë Kuvendit duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve. Madje Flamur Noka u përjashtua pasi nuk lejoi që të fliste deputetin socialist Petro Koçi.

“Zoti Noka jeni i përjashtuar nga seanca. Dilni jashtë! Jeni i përjashtuar nga seanca. Ju lutem dilni jashtë”, tha Spiropali.

Pavarësisht një pushimi të shkurtër, rinisja e punimeve nuk solli normalitet. Kjo solli vendimin e kryeparlamentares Spiropali që t’i mbyllte punimet më herët seç ishte parashikuar. Po ashtu paralajmëroi për ndëshkim deputetët që penguan zhvillimin e parlamentit.  

“Deputetët tërhiqen nga fjalët. Faleminderit seanca mbyllet këtu dhe shihemi në seancën e radhës. Ju kujtoj deputetë që të gjitha aktet tuaja kanë pasoja dhe sipas rregullores edhe do të shqyrtohen”, tha Spiropali.

Reagimi i PD-së erdhi pas dënimit të Ervin Salianjit. Kryetarja e Kuvendit njoftoi sot vakancën e mandatit të tij dhe tha se nuk kishte arsye që Këshilli i Mandateve të mblidhej pasi Salianji është dënuar me vendim të formës së prerë.

Ndërkohë Partia Demokratike ka paralajmëruar për këtë çështje një protestë më 7 Tetor./tvklan.al