Gjatë 5 muajve të parë të vitit 2003 kanë ndodhur më pak vrasje se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, por këto raste kanë qënë më të sofistikuara dhe zbulushmëria e tyre është ulur. Kështu gjatë 5 muajve janë vrarë 46 persona, gati gjysma e vrasjeve të periudhës Janar – Maj të vitit 2002 që janë 84 të tilla.

Policia ka arritur të zbardh deri tani autorët dhe motivet e 33 krimeve ekzekutim, ndërësa kanë mbetur pa autorë 13 prej tyre. Në ndryshim nga statistikat e viteve të fundit ndjehet një ulje përsa i përket krimit në familje, ndërësa janë shfaqur gjatë muajve të fundit dhe kryesisht në Tiranë disa egzekutime të stilit mafjoz, të cilat dyshohen të jenë kryer nga vrasës me pagesë.

Kështu ende të pazbardhura në motive, autorë urdhërues dhe ekzekutor të mundshëm kanë mbetur vrasjet e Florian Vilës, Fatmir Ramës dhe dy të tjerëve te katodromi si dhe vrasja e kryetarit të përgjithshëm të komunitetit mysliman Sali Tivari.

Në një njoftim zyrtar pranë Drejtorisë së Infromcionit pranë Policisë së Shtetit bëhet e ditur se për zbardhjen e këtyre krimeve po punohet në grupe të përbashkëta me prokurorinë dhe për të siguruar provat e duhura dhe egzekutimin e disa urdhërarresteve./tvklan.al