Shehi: Derbi luhet për t’u fituar, kemi mungesa me peshë

Pavarësisht mungesave dhe statistikave që flasin në favorin e tyre në vitet e fundit në stadiumin “Air Albania”, trajneri Orges Shehi pranon se derbi luhet për t’u fituar.

Atmosfera në kampin e bardhebluve është tepër e mirë në këtë pikë të sezonit,pasi përballë do të kenë Partizanin e vendit të parë.

Tekniku Shehi kërkon që tifozët të jenë një shtysë e madhe për të dhënë maksimumin në fushën e lojës. Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës mbyll javën e 6-të të Superligës Shqiptare.

Klan News