Shqipëria zhvilloi një ndeshje taktikisht perfekte, pasi i la pak hapësira kundërshtarit. Momenti më delikat ishte fillimi i sfidës, por loja e mbrojtjes tregoi siguri.

Madje Arlind Ajeti u shpall edhe futbollisti i sfidës. Qendërmbrojtësi tregoi një tjetër paraqitje të mirë duke penguar rivalët të shënojnë.

Kuqezinjtë, edhe pse qarkulluan më pak topin, u shfaqën më të rrezikshëm me zbritjet në zonën kundërshtare duke goditur dy herë më shumë se rivalët portën në shenjë.

Një nga më të mirët ishte Amir Abrashi. Mesfushori shqiptar vrapoi më shumë se kushdo, 11.47 kilometra dhe më shumë se 10 kilometra përshkuan edhe Andi Lila dhe Ledian Memushaj.

Shqipëria kishte edhe një mesatare më të lartë se Rumania me 9.99 kilometra. Suksesin e tyre kuqezinjtë e festuan kudo edhe në autobus me videon e postuar nga Shkëlzen Gashi.

Tv Klan