Një vështrim në stilin unik të modës së mbretereshës Elizabeth

Nga veshja diplomatike dhe bizhuteritë e paçmueshme, e deri tek ngjyrat e theksuara perlat dhe shamia, Mbretëresha e ndjerë e Britanisë Elizabeth II  ishte e njohur për veshjet dhe stilin e saj unik.Veshjet me ngjyra të ndezura me kapele ombrellë të përshtatshme, dhe çantën e saj të kudondodhur u bënë elementë kryesorë për monarken, i cili vdiq paqësisht në shtëpinë e saj në Skoci të enjten e 8 Shtatorit  në moshën 96-vjeçare.

“Ajo ka pasur një stil unik dhe të pazëvëndësueshëm,” tha Elizabeth Holmes, autore e “HRH: So Many Thoughts on Royal Style”, përpara festimeve të 70-vjetorit të fronëzimit  të Mbretëreshës në Qershor 2022.

Ato ngjyra kanë variuar nga e verdha e kanarinës dhe jeshile e ndezur për dasmat e nipërve të saj, princave Ëilliam dhe Harry, në vjollcë dhe rozë për garat me kuaj në Ascot. Ajo kishte zgjedhur në vizitat zyrtare të kuqe, blu të ndezur dhe portokalli.

“Ka një sasi të madhe mendimesh të vendosura në veshjet e mbretëreshës dhe është kaq e rëndësishme sepse kur ajo dilte  nga makina, të gjithë shikonin  se çfarë kishte  veshur. Të gjithë dëshironin ta shihnin mbretëreshën,” tha Holmes.

Në fillim të mbretërimit të saj 70 vjet më parë, veshjet e Elizabeth u bënë nga stilistët mbretërorë Hardy Amies dhe Norman Hartnell, të cilët krijuan fustanet e saj të dasmës dhe kurorëzimit. Në vitet e saj të mëvonshme, asistentja personale, këshilltarja dhe kuratorja Angela Kelly planifikoi veshjet e saj. Në librin e saj të vitit 2012 “Dressing The Queen”,Kelly ,shprehej se Mbretëresha kishte  një kuptim fantastik të veshjeve dhe modës dhe ishte  shumë e vetëdijshme se çfarë i përshtatej asaj, për çdo rast.

Klan News