Stilistja britanike e modës Vivienne Westwood dhe autori nigerian Ben Okri lexuan “Letrat e Tokës”, në kuadër të fushatës që pret të nxisë veprimet kundër ndryshimeve klimatike në prag të samitit të OKB -së COP26.

 80-vjeçarja e njohur për angazhmin e saj si aktiviste për mbrojtjen e mjedisit, Okri dhe disa fëmijë u ngjitën në skenën e teatrit “Shakespeare’s Globe” në Londër për të lexuar letrat e tyre. Westwood bëri thirrje për një ekonomi të bazuar në tokë dhe hapjen e korridoreve tokësore për kafshët e egra.

Rikonceptimi nuk ka të bëjë me braktisjen e agrikulturës, por rikthimin e rolit të shëndetshëm që ka natyra në bujqësi”, tha ajo për Reuters. Kjo fushatë globale për mbrojtjen e mjedisit ka nisur në vitin 2019 që prej atëherë personazhë si Yoko Ono dhe fituesi i Oscar Mark Rylance etj, kanë shkruar letra për shqetësimet e tyre mjedisore.

Fituesi i Çmimit Booker Okri lexoi shkrimin “Epoka e Katastrofave”.”Letra ime … po i kërkon Tokës të na ndëshkojë. Ka ardhur koha të marrim përgjegjësitë që na takojnë”, tha ai.

Ndërsa fëmijët kërkuan mbrojtje më të mirë të natyrës e kafshëve të egra dhe bënë thirrje për drejtësi për ata që janë goditur keq nga kriza klimatike. Aktiviteti do të publikohet më 25 Tetor, një javë para fillimit të samitit COP26 në Glasgow.

Klan News