Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

   Mrekullitë, që e shndërruan Nënë Terezën në shenjt


Sot mbushen plot 8 vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës. Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, u nda nga jeta në 5 shtator 1997 në moshën 87 vjecare.Bamirësja e njohur shqëiptare u shenjtërua nga Vatikani, pasi u njohën dy nga mrekullitë e saj, shërimi i një gruaje megungë në bark në Bengal të Indisë dhe shërimi i një burri të prekur me infeksion në tru.

Skandali, plazhi i jepet me qira në letra një personi me aftesi ndryshe


Denoncimi i rradhës ka të bëjë me një plazh publik, që jepet me qira sezonale. Plazhi në Sarandë, i është dhënë me dokumenta të falsifikuara një 65 vjecari, të quajtur Vladimir Canaj. Ky i fundit rezulton me aftësi ndryshe dhe trajtohet me kemp në Bashkinë e Sarandës si invalid.Administratori i një tjetër plazhi privat, thotë, se i krijohen shqetësime, pasi plazhi i Vladimirit, nuk ka rrugë dhe bie në pjesën e plazhit tjetër privat.Ne takuam 65 vjecarin, i cili cdo ditë qëndron në një cep të qytetit, anës detit, dhe imagjinon sikur po peshkon. Ai as që e ka idenë, që në emër të tij, është marrë një plazh publik me qira sezonale.Në bashkinë eSarandës, një prej specialistëve, që i ka dhënë në dorëzim plazhin Vladimir Canajt, në fillim thotë, se e ka bërë Agjensia Kombëtare e Bregdetit, por më pas, thotë, se duhet kërkesë me shkrim.Ish gruaja e Vladimirit, vjen në bashki, kur grupi i “Stop” po xhironte dhe tregon, sesi kanë përdorur dokumentat e Vladimirit me një person tjetër, Tomë Mllogja, për të marrë plazhin me qira.Në AKBTiranë është e pamundur të takosh drejtorin Lako, edhe pse ai ndodhet në zyrë.

“I trajtojmë me terapi hormonale”, pacientët me tumor mbeten pa rreze


Në redaksinë tonë kanë ardhur ankesa nga pacientë të Spitalit Onkologjik, të cilët thonë, se nuk funksionon dera e bunkerit të akseleratorit linear, aparaturë kjo, që u shërben të sëmurëve me tumor. Një qytetare, që ka shtuar vëllain, thotë, se ky i fundit bëri dy javë rreze e më pas nuk i ndoqi dot për mungesën e  një dere. Të njejtën situatë referon edhe një qytetar nga Fieri. Stafi i Spitalit Onkologjik, thotë, se dera u riparua. Një tjetër denoncim ka të bëjë me aparaturën e shintigrafisë kockore, që shërben, për të përcaktuar shkallën e sëmundjes tek pacientët me zemër, tiroide, veshka dhe tumore të ndryshme. Por prej janarit 2024 kjo aparaturë është jashtë funsionit dhe pacientët nuk kanë informacion. Në QSUT na thonë, se aparatura ka defekt, pasi është djegur nga zjarri, që ra.Por një tjetër version, që deklarojnë mjekët, është, se mungon lënda radioaktive, pas shkëputjes së marrëveshjes së Ministrisë së Shëndetsisë me Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.Drejtoria e QSUT-së shprehet, se ka nisur procedura e prokurimit për lëndët që kërkohen. Është në proces lidhja e kontratës së furnizimit. Nga ana tjetër pacientët trajtohen nga Shërbimi i Endokrinologjisê me terapi hormonale frenuese, që mban në kontroll nivelin hormonal për një periudhë 3-mujore. Lënda radioaktive do të sigurohet për pacientët brenda 10-15 ditësh.

/tvklan.al