Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 5 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 5 Shtator 2024

Akset kryesore rrugore do të monitorohen 24 orë me kamera për trafikun dhe sigurinë

Akset kryesore rrugore ne mbare vendin do te monitorohen 24 ore me ane te kamerave. Vëzhgimi i tyre nga Qendra Kombëtare e Monitorimit do t’i shërbejë jo vetëm lehtësimit të trafikut, por edhe sigurisë në rrugë.

Hiqet leja e qëndrimit në Shqipëri për shtetasit e BE-së? Propozohen lehtësi në ligjin “për të huajt”

Qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian do të mund të qëndrojnë në Shqipëri pa pasur nevojë të marrin leje qëndrimi. Me ndryshimet e propozuara në ligjin “për të huajt” mjafton që ata të kenë një pune dhe të ardhura të mjaftueshme.

BSH: Turizmi kontribuesi kryesor në ekonomi. Forcimi i lekut, ndikim në uljen e inflacionit

Turizmi është kthyer në një nga kontributorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Guvernatori Gent Sejko thotë se ky sektor ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ecurinë pozitive të ekonomisë ne 6 muajt e fundit.

Krimi në familje në Shënavlash, arrestohet edhe miku i 30-vjeçarit që vrau babanë për paratë

Policia e Durrësit arrestoi një 25-vjeçar nën akuzën se ndihmoi Esmerald Ballën ne transportimin dhe fshehjen e trupit te babait te tij, të cilin e vrau për shkak të një konflikti për një shumë parash.

Tensionet në veri të Kosovës, thirrje qytetarëve: Shmangni kalimin nga Serbia

Rikthehet vëmendja tek veriu i Kosovës një ditë para protestës së paralajmëruar të serbëve për bllokimin e të gjitha pikave të kalimit kufitar. Ministritë e jashtme te Shqipërisë dhe Kosovës apelojnë që të shmanget kalimi nëpërmjet Serbisë.  

Optimizëm në radhët e Kombëtares. Lojtarët besojne në rezultat pozitiv ndaj Ukrainës

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është zhvendosur në Pragë aty ku do të nisë sfidën për edicionin e ri të Ligës së kombeve. Futbollistët janë besimplotë se ndaj Ukrainës do të marrin rezultat pozitiv. Ndeshja e së shtunës vjen LIVE në Tv Klan.

“Topi i Artë”, pa Messi dhe Ronaldo për herë të parë nga 2003. Yamal më i riu në listën finale

Surpriza të shumta dhuroi lista finale e kandidatëve të Topit të Artë. Për herë të parë që nga 2003 nuk do të jenë as Lionel Mesi dhe as Kristiano Ronaldo. Në listë bie në sy emri i 17-vjeçarit Lamin Jamal si më i riu mes pretendentëve.

/tvklan.al